“Do të na mungosh shumë…”, postimi prekës i miqve të 26-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Ferizaj
Vdekja e 26-vjeçarit në Ferizaj ka tronditur familjen Kashtanjeva. I riu vdiq tragjikisht pasi ra nga kati i tretë i banesës dhe fatkeqësisht nuk mundi t’iu bëjë ballë plagëve që mori. Gazeta Sinjali raportoi sot se Prokurori i Shtetit e ka cilësuar si të dyshimtë vdekjen e tij, me ç’rast kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Vdekjen e të riut, Rinor Kashtanjeva, e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale u konstatua se 26-vjeçari ka ndërruar jetë.
Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe miq e familjarë, teksa akoma s’janë bërë të ditura detajet e ceremonisë së varrimit.
“Allahu n’xhenet shok dhe punëtor i mobilierisë që shume vite. Ngushëllime familjes, e ty Zoti të shpërbleftë me xhenet. Do të na mungosh shumë”, thuhet në postimin e faqes së mobilerisë ku i ndjeri ka punuar.