Vëllai rrahu motrën e tij në Malishevë, arrestohet nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur ditën e shtunë në Malishevë.
Policia bën të ditur se vëllai ka rrahur motrën e tij, dhe se viktima ka pranuar tretman mjekësorë.
“Malishevë 01.07.2023-21:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me motrën e tij kosovare, e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me grushte. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë”, njofton Policia.
Tutje, Policia thotë se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.