Rama për Lulzim Hetemin: Është i burgosur faktikisht, sepse s’del dot as të marrë ajër
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar edhe zgjedhjen e kryetarëve të rinj të komunave veriore.
Rama ka thënë se kryetarët e komunave veriiore janë duke qëndruar të mbyllur si Oso Kuka. Ai thotë se kryetarët kanë ardhur në pushtet vetëm me 1 për qind të votova.
“Çdo të thotë kjo që të mbajmë akoma disa kryetarë komunash të cilët janë zgjedhur me 1% të votave, që rrinë të mbyllur si Oso Kuka. Njëri rri atje me policë dhe është i burgosur faktikisht, sepse s’del dot as të marrë ajër. E të tjerët rrinë diku ku s’dihet ku janë dhe në ndërkohë që në tavolinë është plani franko-gjerman”, ka thënë Rama.
Rama në këtë intervistë ka diskutuar edhe për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i cili ka thënë se është një mik që e çmon dhe e respekton por si kryeministër nuk e mirëkupton.