Ia sulmoi djalin, babai e ther me thikë të dyshuarin

Policia e Kosovës e ka arrestuar dy persona dje në rrugën “UÇK”.

Njëri nga të dyshuarit sipas policisë e ka sulmuar me thikë një person që ia ka sulmuar djalin e mitur, shkruan Gazeta Expres

I lënduari ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. UÇK, Prishtinë 30.06.2023 – 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në një kafiteri ishin përleshur fizikisht. Fillimisht njëri prej të dyshuarve e kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, kurse në shenjë revolte babai i të miturit e kishte sulmuar fizikisht me thikë të dyshuarin që ia kishte sulmua djalin i cili si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime të rënda trupore. Palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, kurse me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/

Lexo edhe:  Rast i rëndë për familjen Rama, ky është 62-vjeçari që u dërgua pa shenja jete në QKMF