Qytetari nga Kosova ani pse humbi pjesërisht shikimin shkon në Haxh

Hajrullah Kutllovci ka vendosur që këtë vit të shkoj në Qabe për ta kryer haxhin.

Edhe pse pak kohë më parë ai e ka humbur pjesërisht shikimin, ai e priti këtë sprovë më së miri, shkruan Jepi zë.

Ai ka shkuar bashkë me gruan djalin dhe axhën atje.

Kështu ka njoftuar përmes një shkrimi BIK-u.

Shkrimi i plotë:

#haxhi2023

Në moshën 62 vjeçare, Hajrullah Kutllovci nga Prishtina, humbi pjesërisht shikimin. Këtë sprovë nga Zoti ai e mirëpriti si është më së miri. Këtë vit, ai vendosi që bashkë me gruan, djalin dhe axhën e tij të vinë në Qabe për ta kryer haxhin, ani pse më parë e kishte menduar ta dërgonte dikë bedel për të. Por, tash kur ka ardhur këtu, thotë ai, asnjëherë nuk i bie pishman që kam ardhur vetë këtu.

“Jam këtu në këtë vend të bekuar, ani pse desha ta dërgoja vëllain bedel për mua, por falemnderit Zotit që kam ardhur vetë këtu. Falënderoj edhe djalin tim Burhanin, i cili tërë kohën është në shërbim timin. Përveç shikimin të dobësuar, asnjë vështirësi tjetër nuk e kam pasur, ngase për nga fiziku qëndroj shumë mirë” – tha ai.

Lutja e tij e veçantë, në këtë ditë të Arafatit, ndër shumë lutje të tjera që është duke i bërë, është edhe që Zoti t’ia kthej të pamurit.

E djali i tij, Burhani, i cili është edhe kujdestar i tij, thotë se qëndrimi këtu na ka bërë edhe më të afërt me njëri-tjetrin, sepse duhet të jemi gjithmonë së bashku, kjo ngase babai i tij në Kosovë është shumë i pavarur. Ai tha se është tepër i lumtur që është në shërbim të babait të tij në këtë vend të bekuar.

Lexo edhe:  “Nëse preket Kosova, Serbia do të rrafshohet”, politikani serb i ashpër me Vuçiqin: Palaço, sqaroi qytetarët se çfarë të tha NATO