Lajm i hidhur: Vdes profesori universitar nga Vushtrria, Nexhat Jashari
Ka vdekur profesori universitar, Nexhat Jashari, nga qyteti i Vushtrrisë.
Jashari ka qenë profesor në Akademinë e Shkencave të Sigurisë në Vushtrri, apo siq njihet shkolla e policisë, shkruan Jepi zë
Lajmin për vdekjen e profesorit e kanë dhënë familjarët përmes një postimi në rrjtet sociale.
Postimi i plotë:
Të dashur miq dhe familjar,
Me dhimbje te thellë ju njoftojme se sot me datë 27.06.2023 ndërroi jetë babai, bashkëshorti dhe vëllau ynë i dashur Nexhat Jashari.
Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 27.06.2023 në ora 17:15 në fshatin Strofc ,Vushtrri.
Pamja do të mbahet me datë 28.06.2023 nga ora 9:00 deri ne ora 18:00 në Grand Hotel Prishtinë.
Me pikëllim të thellë,
Familja Jashari