Dhimbje pa fund: Varrosen nënë e bir që vdiqën nga vërshimet në Pejë

Janë varrosur dy viktimat e vërshimeve në Pejë.

Gruaja dhe djali i saj pesë vjeçar kanë mbetur të vdekur si pasojë e vërshimeve në qytetin e Pejës të shtunën mbrëma.

Ata nuk arritën të largoheshin nga shtëpia e cila u shemb.

Në varrim kanë marrë pjesë familjarë, miq e qytetarë të shumtë, ndërsa Komuna e Pejës ditën e sotme e ka shpallur Ditë Zie.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim