Rama: Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi, lajm i vonuar, por gjithsesi shumë i mirë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas lirimit të tre policëve, ka thënë se kthimi i tyre në shtëpi është lajm i vonuar, por siç tha ai, gjithsesi lajm shumë i mirë.

Rama përmes një shkrimi në Twitter, tha se i vjen mirë që forca e arsyes ka fituar mbi arsyen e forces, përcjell Klankosova.tv.

“Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithsesi shumë i mirë, sepse e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut. Më vjen mirë që forca e arsyes fitoi  mbi arsyen e forcës. Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë de-eskalimi i shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyjet e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë”, shkroi ai.

Lexo edhe:  Mot dimëror në Kosovë, raportohet një aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë