Zhduket e moshuara nga fshati Plloqicë e Malishevës, familja kërkon ndihmë për ta gjetur
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.
Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.
Që nga 24 qershori, e zhdukur po rezulton edhe Sheqerie Gashi nga fshati Plloqicë e Malishevës e cila sipas familjes, ka dalë nga shtëpia dhe është nisur në drejtim të Klinës ndërsa tash e 24 orë nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Për të moshuarën, familjarët lusin qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion të lajmërohet në numrin kontaktues +383 44 277 809 teksa rastin e kanë denoncuar edhe në Polici.