Prishtinasi kërcënon babain veç pse u kollit: Ta nxjerri gërklanin e fytit

Një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij mbrëmë. Rasti ka ndodhur në lagjen Dardania të Prishtinës.

Viktima e ka raportuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti me të birin, 42-vjeçari e ka kërcënuar, duke i shkaktuar frikë e shqetësim.

Sinjali raporton se i dyshuari kërcënoi babain veç pse u kollit, duke i thënë se “ta nxjerri gërklanin e fytit”.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  KFOR-i për dënimet: Kemi marrë parasysh vendimet e gjykatës, njohësit e drejtësisë – Të ulëta