Rrëmbehet dhe dhunohet një grua nga tre persona në Obiliq
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Obiliq, pasi dyshohet se e kanë rrëmbyer e më pas dhunuar një grua.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“RREMBIM/DHUNIM- Obiliq, 24.06.2023-NN. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë rrëmbyer e me pas edhe dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”