Lajm i hidhur: Vdes poeti dhe ish zyrtari komunal nga Mitrovica
Ka vdekur njëri nga personat më të respektuar në qytetin e Mitrovicës, Sabit Idrizi.
I ndjeri vlerësohej si njeri me vlera të larta morale, atdhetare, letrare dhe profesionale, shkruan Jepi zë.
Familjarët përmes një postimi kanë dhënë lajmin e hidhur për vdekjen e poetit dhe ish zyrtarit komunal në Mitrovicë.
Postimi i plotë:
Miq, shokë dhe dashamir:
Ju njoftojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Poeti Sabit Idrizi.
Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni më vonë.