Tentim vrasje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar të mërkurën e 21 qershorit në Prishtinë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Në raportin 24-orësh të policisë, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.

Viktima thuhet se nuk ka pësuar lëndime, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Nga ky rast është konfiskuar një pistoletë me pesë copë fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me pesë copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq viktima nuk ka pësuar lëndime”, thuhet në raport

Lexo edhe:  Mitrovicë: 27-vjeçari përdorues i narkotikëve rrah babain me rrip, ai kërkon ndihmë nga Policia