Holandezi në Malishevë i rrah dy policë, i bën për spital

Një person është arrestuar dje në Malishevë për sulm ndaj personit zyrtar.

Ky person, me nënshtetësi holandeze kishte urdhër arrest nga gjykata, ndërsa gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Detaje tjera nuk dihen.

Lexo edhe:  I kërkuar për dhunim, 26-vjeçari kapet në Prishtinë – dërgohet në vuajtje të dënimit