Pas dy vitesh, rifillon prodhimi i ferronikelit në Drenas

Në tetor të vitit 2021, “NewCo Ferronikeli” ndërpreu prodhimin e ferronikelit për shkak të rritjeve të çmimeve të energjisë elektrike.

Gati dy vite më vonë, kjo kompani po i rikthehet prodhimit, duke mbajtur sot ceremoninë hapëse të saj.

“Për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet evropiane, kompania NewCo Ferronikeli është e detyruar të ndalojë përkohësisht prodhimin” kishte bërë të ditur kompania aso kohe.

Rikthimin e kompanisë në prodhim, NewCo Ferronikeli e ka bërë duke mobilizuar ekip punëtorësh të cilët pritet t’i rikthehen një prej pordhimtarive më të mëdha që kishte Kosova.

Lexo edhe:  28-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës në prani të fëmijëve të saj, konsumon mbidozë barnash dhe lëndon veten me thikë