Ke marrë hijen e nuses”, Arbana shfaqet për herë të parë pas dasmës
Të shtunën Arbana dhe Eduarti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Toskana, Itali.
Ceremonia u zhvillua në privatësi dhe Arbana ende nuk ka postuar foto nuse, por një foto pas dasmës nuk e ka kursyer për ndjekësit e saj.
Moderatorja shfaqet duke pozuar, e veshur me një fustan me lule dhe duket shumë elegante.
Mirëpo në komente të gjithë e kanë komplimentuar duke u shprehur se ka marrë hijen e nuses.
“Fiks si nusja diten e Hene pas dasmes qenke veshur”, i shkruan një komentuese. “Paske marr hijen si nuset dikur diten e hene”, i shkruan një tjetër e komentet kanë vazhduar me mijëra.