Prishet moti, nga orët e pasditës pritet rrebesh

Sot në Kosovë pritet të kemi mot me intervale të gjata kohore me diell paradite dhe në mesditë.

Pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ka gjasa që të ketë breshër afatshkurtër.

Në Shqipëri nesër pritet destabilizim i motit ku gjatë dites priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe nesër pasdite priten edhe në Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës. Vende-vende priten shtrëngata me breshër.

Të shtunën në tërë rajonin na pret mot mjaft i paqëndrueshëm me intervale të shkurtra kohore me diell dhe zhviilime mjaft të fuqishme të vranësirave të shiut. Vranësirat e dendura pritet të sjellin rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë ku ka gjasa edhe për shtrëngata të fuqishme. Rrebeshe dhe shtrëngata të fuqishme priten si në bregdet po ashtu edhe në kontinent.

Reshjet e së premtes do të jenë më afatshkurtra, ndërsa ato të së shtunës mund të zgjasin më shumë dhe kjo vlenë për tërë rajonin.
Të dielën pak më qetë, por ende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Shqipëri rrebeshe afatshkurtra.

Nga e hëna stabilizim gradual i motit, por mbesin gjasat për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë në viset kontinentale./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Ky është hajni që bënte kërdi në Mitrovicë, "tmerroi" marketet me vjedhje