I moshuari nga Mitrovica që nuk përton për asgjë, Baci Bahtijar nëpër mot të nxehtë rregullon edhe hekurudhën

Qytetarët e Mitrovicës shumë herë kanë rastisur ta shohin një plak të moshuar duke rregulluar rrugë dhe duke u munduar të ua lehtësojë qarkullimin qytetarëve.

Të gjithë e njohin si “baci Bahtijar”, plaku me zemër të madhe nga lagjeja e Bairit, që nuk përton të intervenojë me mundësitë e tij në rregullimin e rrugëve, shkruan Jepi zë.

Në fotografi mund ta shihni duke rregulluar rrugën e radhës, me qëllim që ta ndihmojë komunitetin.

Lexo edhe:  Ndahet nga jeta gjinekologu nga Gjilani, Shaban Rexhepi