Plas sherri në një ndejë me muzikë live në Dragash, theret me thikë një 23 vjeçar

Një ndejë me muzikë live që u organizua në Lybevisht të Dragashit përfundoi me përleshje në orët e para të së enjtes. Konflikti verbal mes dy personave eskaloi në përdorimin e thikës, me ç’rast u ther me thikë një 23-vjeçar.

Për motive ende të panjohura, burimet nga Prokuroria thonë se i dyshuari B.Q., 25-vjeçar ka sulmuar me thikë viktimën pas një fjalosje që patën me njëri-tjetrin. Si pasojë e plagëve, i riu u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, teksa i dyshuari ia kishte mbathur.

Siç mëson Sinjali, pas disa orësh në arrati, ai u bë pishman dhe vendosi të dorëzohej në Polici.

Hetuesit e intervistuan në lidhje me rastin, ndërkohë që paraprakisht kishin dëshmuar edhe disa pjesëmarrës që kanë qenë në këtë organizim.

Pas përfundimit të procedurave, ndaj të dashurit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Lexo edhe:  Edhe sot mot i ngrohtë deri në 22 gradë, java e ardhshme ndryshon