Ky është hajni që vidhte paratë e bamirësisë në xhamitë e Hanit të Elezit, pesë raste për tre muaj

Siguria publike në Kosovë po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet.  Ky fenomen mjaft shqetësues, po shkakton pasiguri e humbje të mëdha. Hajnat, herë të vetëm vetëm e herë në grup arrijnë të bëjnë kërdi në biznese, shtëpi, zyra e lokale të ndryshme gjithandej vendit. Organet e rendit shpeshherë janë dorëlirë ndaj tyre, duke i ‘motivuar’ që ta përsërisin këtë vepër, raporton Gazeta Sinjali.

Për plot rast të vjedhjeve e tentim vjedhjeve të kanë ndodhur në Han të Elezit, Policia ka arritur që të arrestojë një 37-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Nazim Rogaqi, (37-vjeçar), i cili dyshohet për së paku pesë raste të tilla, në dy xhami në Han të Elezit brena pak muajve.

Në bazë të informacioneve të para ai dyshohet për vjedhjen e parave nga kasaforta e një xhamie, në rrugën “Imri Curri” në Han të Elezit, më 13 mars.

Edhe në muajin maj, ai dyshohet se ka vjedhur kasafortën me para, në xhaminë në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit”. Në të njëjtën xhami, ai ka tentuar të kryejë vjedhje edhe tri herë të tjera brenda dy javësh, më 3 qershor, 16 dhe 19 qershor.

Ndaj të dyshuarit, tashmë janë grumbulluar prova të mjaftueshme që dëshmojnë përfshirjen e të dyshuarit në të gjitha këto raste.

Pas aksionit për arrestimin e tij, i njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë, ku është intervistuar nga hetuesit për veprat për të cilat dyshohet.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e tjera.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Fëmija 3 vjeç rrahet brutalisht e ngrehet zvarrë në një çerdhe shtetërore në Fushë Kosovë