E rëndë në Turqi, i riu vret ish-gruan dhe babanë e saj në mes të rrugës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Turqinë, ku një 25-vjeçar ka vrarë në mes të rrugës ish-gruan dhe ish-vjehrrin.
25-vjeçari ka ndalur makinën e tij para mjetit që drejtohej nga ish-bashkëshortja e tij, Bilge Kaya, dhe përleshet me babain e saj, i cili përpiqej t’i marrë kallashnikovin që po mbante në duart e tij.
Në video shihet se gjatë zënkës, mesditën e së premtes, 25-vjeçari shihet duke qëlluar drejt makinës në të cilën ndodhej ish-bashkëshortja e tij dhe sekonda më pas qëllon ish-vjehrrin duke e lënë atë pa ndjenja në mes të rrugës.
25-vjeçari më pas shkon makinës dhe qëllon sërish ish-gruan e tij. Sipas mediave turke, vrasja ka ndodhur menjëherë pas vendimit të gjykatës ku i dha kujdestarinë e fëmijës 4 muajsh nënës.
Babë e bijë dhanë frymën e fundit në spital ku u dërguan të plagosur rëndë, ndërsa 25-vjeçari u largua nga vendi i vrasjes.
Më pas policia turke, arrestoi 25-vjeçarin dhe u akuzua për dy vrasje.