E rëndë: Familja 4 anëtarëshe nga Kosova bie në lum rrugës për Shkup, dyshohet për të vdekur
Një veturë me targa kosovare u aksidentua në rrugën Shkup – Bllacë dhe ka rënë në lumin Lepenc.
Bëhet fjalë për një familje 4 anëtarshe, ku djali 20 vjeçar ka shpëtuar, ndërsa prindërit dhe fëmija tjetër 15 vjeçar që 4 orë nuk mund t’i gjejnë në lumë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, teksa ekipet e Policisë dhe ato të kërkim shpëtimit prej orësh po vijojnë kërkimet për të gjetur veturën.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se një person është shpëtuar, ndërsa tre pasagjerët tjerë janë ende në kërkim.
“Sot rreth orës 15:00 është raportuar se në aksin rrugor Shkup-GP ‘Bllacë’ ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë Volkswagen me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.B. nga Shkupi dhe një veturë BMW me targa të Kosovës, e drejtuar nga H.P. nga Kosova, e cila pas aksidentit ra në lumin Lepenec. Në BMW përveç shoferit ndodheshin edhe tre pasagjerë. Një person është nxjerrë nga lumi dhe është transferuar në spitalin “8 Shtatori”, ndërsa për tre të tjerët janë në vazhdim e sipër”, shton policia, thuhet në njoftimin e MPB-së.