Protesta masive në Serbi kundër Vuçiqit, kërkohet dorëheqja e tij

Sot në Serbi është duke u zhvilluar protesta e shtatë me slloganin “Serbia kundër dhunës”. Protesta masive e Beogradit në të cilën kërkohet edhe dorëheqja e Aleksander Vuçiqit, është shoqëruar edhe me protesta të tjera përcjellëse në Kraguejvc, Novi Sad dhe Nish, shkruan N1.

Një ditë para protestës së shtatë “Serbia kundër dhunës”, organizatorët vendosën të shkurtojnë ecjen.

Siç thonë ata, me kërkesë të qytetarëve për të cilët itinerari i paralajmëruar më herët ishte shumë i gjatë.

Në Beograd, është bllokuar trafiku në kryqëzimin e Mostarit në drejtim të Beogradit të Ri ashtu edhe në drejtim të Nishit, raporton një gazetar i FoNet. Fillimi i kolonës nuk duket ende as në krye të rrugës “Kneza Milosa”.

Lexo edhe:  E rëndë: 31-vjeçarja në Mitrovicë pi domesdos nga zhgënjimi që mbeti pa punë, dërgohet në QKUK