Lajm i mirë, nga kjo ditë rriten temperaturat

MeteoBallkan raporton se është gjithnjë e më sigurt se nga e hëna do të ketë përmirësim substancial të motit si rezultat i shtrirjes së një mase ajrore anticiklonike që më në fund largon vranësirat dhe reshjet nga rajoni.

Gjithashtu një fushë e ngrohtë termike nga Afrika Veriore ose veriperëndimi do të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturave edhe pse Kosova do të jetë në periferi të masës së nxehtë ajrore me origjinë nga Afrika Veriore.

Temperaturat rriten shpejtë sidomos në zonat mesdhetare-bregdetare e pak më ngadalë në viset kontinentale.

Sipas disa modeleve, të mërkurën pasdite dhe në mbrëmje në Kosovë ekzistojnë gjasa për zhvillimin e disa rrebeshe lokale të shiut me bubullimë, por kjo mbetet ende për tu konfirmuar.

Edhe dy ditë mjaft të freskëta, ndërsa të hënën pritetmot me shumë rreze diellore dhe rritje të temperaturave.

Lexo edhe:  Vdekja misterioze e Brus Li, dhe “mallkimi” që la pas për të birin