Kryqi i Kuq ka folur me familjarët e policëve, kjo është gjendja e tyre shëndetësore
Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë së Kosovës ka thënë se Kryqi i Kuq ndërkombëtar ka komunikuar me familjarët e tre policëve të Kosovës që janë rrëmbyer nga Serbia dhe kanë dhënë informacione se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë..
“As ne s’kemi mundur të kontaktojmë me ta. Ata kishin marrë informacione nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar. Kryqi i Kuq ka kontaktu me disa familjarë dhe kanë treguar se gjendja e tyre është e mirë. Informacionet i kishin marrë nga Kryqi i Kuq. Gjendja e tyre është e mirë dhe i kishin njoftuar familjarët”, ka treguar Zeqiri për FRONTAL.
Ai ka treguar se njëri nga policët ka një sëmundje kronike dhe se Kryqi i Kuq ia ka siguruar edhe barnat.