41 mijë pensionistë s’u bënë të “gjallë”, mund të mbesin pa para (VIDEO)
Mbi 41 mijë persona nuk janë paraqitur ende në sportelet e Departamentit të Pensioneve për të vazhduar pensionin.
Këtë statistikë e dha Skënder Asllani, zëvendësdrejtor i këtij sektori, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, nëse deri të premten nuk paraqiten atëherë më s’do të ketë para për ta.
Por, nëse gjatë këtij afati e kanë pasë të pamundur të duken te këto sportele për shkaqe shëndetësore ose tjera atëherë këtë mund ta bëjnë muajin e ardhshëm dhe të paguhen për dy muajt.