Ky është personi që dyshohet se dhunoi seksualisht të miturën në Rahovec

Mbrëmë u raportua për një rast të trishtë që dyshohet të ketë ndodhur në Rahovec, ku një vajzë e mitur ka denoncuar në Polici një person, për të cilin ka deklaruar se e ka dhunuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Edonis Morina, 20-vjeçar.

Morina dyshohet se ka detyruar të miturën që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Varësia nga droga: I riu ndalet për kontroll nga Policia në Fushë Kosovë, i gjejnë marihuanë në veturë