Policia jep detaje për aksionin në rajonin e Gjakovës
Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një aksion policor që po zhvillohet në Gjakovë, ku po bastisen disa lokacione.
Këtë tashmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha për Sinjalin se operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin veprimtarive kriminale të fajdesë.
“Mund të konfirmojmë se Departamenti i Hetimeve përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar është duke e realizuar si vazhdimësi një operacion policor, në rajonin e Gjakovës. Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin veprimtarive kriminale të fajdes”, tha Kelani.