Lulzim Hetemi që disa ditë i ngujuar në komunë, vesh trenerka nën kostum
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka disa ditë që nuk e ka lëshuar objektin e komunës së Leposaviqit.
Ai aty po qëndron pavarësisht kushteve jo të mira për jetesë, që nga nisja e protestave të serbëve që nuk po lejojnë që kryetarët shqiptarë të ushtrojnë funksionet e tyre, shkruan lajmi.net.
Së fundmi, për vizitë aty ishte ministri Liburn Aliu. Në një foto të publikuar nga gazetari Vehbi Kajtazi nga ky takim, shihet një gjë fort e pazakontë.
Nën kostum, Hetemi duket të ketë veshur disa trenerka. Siç duket, Hetemi kostumin e tij e veshi veç për takim me Aliun, teksa me trenerka po qëndron brenda objektit të komunës.