Tragjike: 39 vjeçari vdes pasi e zuri lisi në Gjilan

Një person 39-vjeçar nga Kaçaniku ka vdekur pasi e ka zënë një lis.

Ngjarja e tragjike ka ndodhur sot rreth orës 17:00 derisa viktima ishte duke prerë dru në Burincë të Gjilanit.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po, sot rreth orës 16:50 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan personin shqiptar shtetas i Kosovës (1983 ) me vendbanim në komunën e Kaçanikut derisa ishte duke prerë drurë, në një moment një lis e ka zënë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marra rreth orës 18:00 mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit. Janë njoftuar njësitë relevante për t’u marrë me rastin”, tha zëdhënësi i Policisë Ismet Hashani.

Me urdhër të prokurorit kufoma do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hashani tha se ky rast i rëndë është duke u hetuar nga njësitet e hetimeve rajonale.

Lexo edhe:  I riu që vdiq në Ferizaj u aksidentua me kamionin transportues të ‘Bageri Company’ ku punonte