Thyhet rekordi, burri jeton nën ujë për 100 ditë

Një profesor universiteti i cili kaloi 100 ditë duke jetuar nën ujë në një shtëpizë për zhytësit në Florida, u rishfaq të premten dhe ngriti fytyrën drejt diellit për herë të parë që nga 1 marsi.

Joseph Dituri vendosi një rekord të ri për jetën më të gjatë nën ujë, i zhytur nën 9.14 metra ujë.

Eksploruesi i zhytjes dhe studiuesi mjekësor thyen rekordin e mëparshëm prej 73 ditësh, dy orësh e 34 minutash të vendosur nga dy profesorë që qëndruan në të njëjtën shtëpizë më 2014, shkroi AP.

“Nuk ishte asnjëherë për rekordin”, tha Dituri. “Ishte për zgjerimin e tolerancës njerëzore për botën nënujore dhe për një mjedis të izoluar, të kufizuar dhe ekstrem”.

Rekordet Botërore Guinness e renditën Diturin si mbajtësin e rekordeve në faqen e saj të internetit pas ditës së tij të 74-të nën ujë muajin e kaluar.

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në një kafene në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari që vodhi shishe me alkool