Dy të lënduar në një aksident trafiku në në fshatin Brod të Shtërpcës
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Brod të Shtërpcës, ku janë lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Në konfirmim bëhet e ditur se lëndimet që kanë pësuar dy personat, janë të lehta.
“Sot, rreth orës 18:25 në aksin rrugor Fusha Pajtimit -Shtërpcë, në fshatin Brod të Shtërpcës ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Veç dëmeve të shkamtuara materiale , lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët janë lehta. Njësia e komunikacionit Rrugor është në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin mbi shkaqet e aksidentit”, thuhet në konfirmim.