Rashica nuk e harron Munishin, i bën një dhuratë
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka arritur në vendin e lindjes dhe është gati për ndeshjet para-kualifikuese në EURO 2024.
Rashica me vete ka marrë edhe një dhuratë, të cilën e dhuroi sot. Një fanellë të Galatasarayt, futbollisti “dardan” ia dhuroi ish-trajnerit të tij tashmë analist në studio televizive, Ismet Munishi.
26-vjeçari fitoi titullin me Galatasarayn. Zhvilloi 26 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri shtatë asiste.