Lajmi i fundit: Aksident trafiku me të lënduar në Kçiq të Mitrovicës

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Vushtrri -Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Kçiq.

Nga ky aksident ka të lënduar pasi janë parë dy autoambulnca duke shkuar, ndërsa edhe dëmet materiale janë të konsiderueshme, shkruan Jepi Zë.

Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura, të tipit Golf.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe numër i madh të qytetarëve, ndërsa si pasojë e këtij aksidenti janë krijuara kolona të gjata./ Jepi z

Lexo edhe:  Garancia e policisë nuk kryen punë, Specialja ua refuzon kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit