Konfiskohen mbi 550 litra tretës në rajonin e Ferizajt
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë konfiskuar 568 litra tretës gjatë një aksioni në rajonin e Ferizajt.
Ky aksion, siç njofton ky institucion është kryer pa paralajmërim në dy lokacione ku dhe është kapur sasia e tretësirës, transmeton KlanKosova.tv.
Personave përgjegjës, numri i të cilëve nuk theksohet, bëhet me dije se u është iniciuar procedura e kundërvajtjes.