Gruaja në Prishtinë në hall nga një 46-vjeçar, e ngacmon vazhdimisht

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se siguria po cenohet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se për një rast të tillë që ka ndodhur dje në Prishtinë, Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimit të një 31-vjeçareje, e cila ka njoftuar Policinë se është në hall nga një 46-vjeçar, i cili po e ngacmon në vazhdimësi.

Në dëshminë e saj të dhënë në Polici, thuhet se rasti i fundit ka ndodhur pasditen e djeshme, në rrugën “Agim Ramadani” kur i dyshuari ia ka zënë pritën duke e ngacmuar e incizuar, siç ka bërë edhe shumë herë më parë.

Këto raste që i kanë ndodhur vazhdimisht e kanë shqetësuar jashtëzakonisht viktimën, e cila ka lajmëruar menjëherë Policinë.

Pasi Policia është vënë në lëvizje, personi i dyshuar u arrestua dhe shoqërua në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Ngacmim”.

Lexo edhe:  Bëhuni gati: Nga dita e nesërme arrinë pluhuri Saharian, temperaturat rreth 30°C