Sveçla nxjerr pamjet: Momenti kur dy shqiptarët sulmohen në veri
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet, ku shihen sulmet e dy shqiptarëve në qendër të Mitrovicës së Veriut.
“Milicia fashiste vazhdon të sulmojë qytetarët e pafajshëm në veri të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.
Ministri thotë se dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga “milicia fashiste e orkestruar dhe dirigjuar nga Beogradi”.
“Ky akt dhune dhe huliganesk duhet të dënohet ashpërsisht. Përgjegjësit kriminelë shumë shpejt do të vihen para drejtësisë. Këta milicë nuk do të mund ta minojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës”, thuhet në mbishkrimin e Sveçlës.