Gjuajtje me armë në Skënderaj, plagoset një person

Një person është plagosur nga arma e zjarrit sonte në Skënderaj.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për “Jepi zë” se ka ndodhur gjuajtja me armë.

Sipas Avni Zahitit, rasti ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe është arrestuar një person.

Konfirmohet se është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se u plagos një person.

“Rreth orës 20:30, Policia në Skenderaj ka pranuar informatën për një person të plagosuar nga arma e zjarrit, viktima është dërguar në tretman mjekësor. Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë, hetuesit policor po vijojnë hetimet e mëtejme”, ka thënë Zahiti.

Lexo edhe:  Skandal: Një grup mërgimtarësh kanë mbetur në rrugë qe 2 ditë, “Barileva Turist” huazoi autobus pa sigurim e liçensë – Policia hungareze nuk po i lejon të kalojnë kufirin