Pamje: Serbët kapen mes vete në Zveçan

Ndonëse turma është shpërndarë, disa serbë akoma po qëndrojnë përreth objektit të komunës së Zveçanit, aty ku janë stacionuar ushtarë të KFOR-it dhe policë të Kosovës.

T7 raporton se serbët e pranishëm janë konfliktuar mes vete.

Në video shihen serbët që po fjalosën dhe disa të tjerë që po tentojnë t’i ndalin.
Pak më herët në atë zonë janë parë krerët e Listës Serbe, të cilët janë ftuar nga eprorët prezentë të KFOR-it për negociata.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është parë duke i kaluar rrethojat e hekurit të vendosura nga KFOR-i për të hyrë në vendimin e takimit, ku është ftuar.

Lexo edhe:  Ky është banori i cili u eliminua nga 'BBVA"