“Menjëherë të tërhiqet Policia e Kosovës”, këto janë dy kërkesat e SHBA-së ndaj Qeverisë

Është mbajtur një takim mes ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier dhe disa përfaqësuesve të disa medieve kosovare, ku është folur për zhvillimet e fundit në vend dhe kërkesat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë për Kosovën.

Hovenier në këtë takim u shpreh se Shtetet e Bashkuara janë të brengosura sepse Kurti ka marrë hapa të pakoordinuar me ta, ndërsa shtoi dhe se pasojat do të jenë të menjëhershme”, duke përfshirë edhe “moslobimin te shtetet mosnjohëse”.

Gjithashtu, në këtë takim Hovenier ka bërë të ditur edhe dy kërkesat e SHBA-së, të cilat Kurti duhet realizuar urgjentisht.

”E para, tërheqja e policisë nga ndërtesat komunale, dhe e dyta, që kryetarët e rinj të mos i ushtrojnë funksionet në ndërtesat komunale, meqë nuk kanë marrë më shumë se 3-4 për qind të votave”, tha ai.

Kujtojmë se i njëjti në këtë takim tregoi se si masë sanksuese e parë e SHBA-së për Kosovën është përjashtuar nga ushtrimi “Defender 23”.

Lexo edhe:  Këta janë gjashtë të arrestuarit pas vdekjes së punëtorit 18-vjeçar në Prizren