E dhimbshme: Vdes papritmas nxënësja e Gjimnazit “17 Shkurti” në Obiliq

Gjimnazistja kosovare Magbule Gashi, ka vdekur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq.

Njoftimi i plotë i shkollës:

Jemi mësuar të shkruajmë e të bëjmë njoftime vetëm për sukseset dhe të arriturat e nxënësve tanë.

Tani po na dridhen duart kur po shkruajmë njoftime të tilla të dhimbshme, por ja që edhe vdekja është pjesë e jetës, sado e dhimbshme, e papranueshme dhe e padashur për ne.

Sot, morëm lajmin pikëllues se ish nxënësja e shkollës sonë Magbule Gashi qenka ndarë nga jeta.
Magbulja, ishte nxënëse shumë e dashur, me qasje shumë konstruktive dhe të matur me të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë.

Andaj, ndarja e saj nga kjo jetë, ka lënë në mërzi, jo vetëm pjesëtarët e familjes, por edhe të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë e saj.

Do të na mungojë përherë fytyra e saj e buzëqeshur, fryma pozitive dhe përkushtimi me plot dashuri për jetën.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Magbulen tonë të dashur!

U prehtë në paqe në botën e pasosur !

Lexo edhe:  Ramabaja për ata që nuk e festojnë vitin e ri: Mund të shkojnë në Arabi