Rast i dhimbshëm për familjen Deda në Gjakovë: Kjo është gruaja që i dha fund jetës duke e djegur veten

Mëngjesi i sotëm ishte tragjik për familjen Deda nga fshati Zhdredhë i Gjakovës, ku një 51-vjeçare vendosi t’i jap fund jetës së saj. Kjo ngjarje ka pikëlluar jashtëzakonisht shumë familjen e të ndjerës, kur e kuptuan se ajo e kishte djegur veten, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Angjelina Dedën, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar ekipi mjekësor qe intervenoi në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku e konstatoi se fatkeqësisht 51-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Për motive akoma të panjohura, 51-vjeçarja i dha fund jetës së saj, për çka tashmë kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili njoftoi se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Sot kemi pranuar informatë se në fshatin Sopot-Gjakovë, familjarët kanë gjetur viktimën pa shenja jete. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër e lindur në vitin 1972”, tha ai

Lexo edhe:  Arrestohen shqiptari në Bolzano dhe shoqëruesja e tij italiane, u kap kokainë me vlerë mbi 5 milionë euro