Parashikimi i motit për sot dhe ditët tjera

Sot na pret mot i ngrohtë dhe me zagushi.

Parashihen intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Pasdite dhe në mbrëmje me zhvillimin e vranësirave konvektive priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperatura maksimale deri në 26 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Pasdite në viset kontientale të Shqipërisë parahihen rrebeshe të izoluara, por të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe gjasa për breshër. Rrebeshe parashihen edhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në viset tjera rrebeshet do të jenë më të pakta dhe më të izoluara.

E Enjta parashihet të jetë një ditë mjaft jo-stabile. Pas intervaleve kohore me diell parashihet destabilizim i fuqishëm i atmosferës e cila do të reagojë me zhvillime të fuqishme konvektive. Si pasojë priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Në viset bregdetare të Shqipërisë më shumë diell dhe rrallëherë ndonjë rrebesh lokal shiu.

Intervale kohore me diell, rrebeshe të shpeshta lokale shiu dhe ulje kryesisht të lehta të temperaturave do të karakterizojë motin të premten dhe ditët e fundjavës. Në bregdet rrebeshet e shiut do të jenë më të rralla, por edhe atje do të paraqiten nganjëherë./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Digjet një shtëpi në Dragash, dëmet kapin vlerën e rreth 15 mijë eurove