Zbardhen detaje të reja: Mitrovicasja u vra nga burri në parkigun e një shitore , la 3 fëmijë pas vetes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Aachen të Gjermanisë, ku një burrë, për motive të panjohura vrau gruan e tij në parkingun e një shitore, raporton media gjermane “Bild”.
Dorasi dhe viktima janë kosovarë nga qyteti i Mitrovicës, teksa është bërë e ditur se viktima është Jetmira Beka.
Ajo ka lënë tre fëmijë prapa vetes.
Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts bëri të ditur të hënën për “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë.
Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.
Krimi ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje, në sy të klientëve.
Familjarët e viktimës, kanë njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet në fshatin Zasellë, ndërsa pritet që të njoftojnë për datën dhe kohën e varrimit.
Njoftimi i plotë:
𝗧ë 𝗔𝗹𝗹𝗮𝗵𝘂𝘁 𝗷𝗲𝗺𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗲𝘁e𝗺 𝘁𝗲𝗸 𝗔𝗶 𝗱𝗼 𝗸𝘁𝗵𝗲𝗵𝗲𝗺𝗶
𝗡𝗝𝗢𝗙𝗧𝗜𝗠 𝗠𝗢𝗥𝗧𝗢𝗥
Me caktimin e Allahut me daten 20.05.2023 ne moshën 28 vjeqare nderroj jete ne Gjermani ( nëna, bija,) jonë Jetmira (Skender) Beka
– 𝐕𝐚𝐫𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭ë 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐫ës 𝐛e𝐡𝐞𝐭 ne fshatin Zasellë
Për datën/kohen e varrimit , ju njoftojme me kohe
Inshallah Allahu e mëshiron shpirtin e saj, e u bashkofshim ne Xhennet …