Po pinte kafe me të atin, zbardhet arsyeja e vrasjes në Kavajë

Arjan Gosa u qëllua për vdekje pasditen e sotme në një lokal në Kavajë, teksa po pinte kafe me të atin.

Mësohet se autori, ende i paidentifikuar ka ikur në këmbë pasi ka qëlluar ndaj Gosës. Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje.

Viktima është vëllai i Edmond Gosës që mbeti i vrarë në muajin mars të këtij viti.

Si u vra Edmond Gosa?

Altin Rexha dhe Edmond Gosa humbën jetën të dy pas një konflikti mes tyre.

Dy viktimat asokohe ishin takuar për të sqaruar konfliktet mes tyre, por sherri ka degraduar në konflikt dhe më pas dy protagonistët kanë nxjerrë armët, njëri thikën dhe tjetri pistoletën.Ka qenë Edmond Gosa i pari që ka qëlluar 3 herë me thikë shtetasin Altin Rexha nga Kukësi dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Gosën.

Në momentin e sherrit Altin Rexha ka qenë në prani të gruas dhe fëmijës së tij të mitur.

 

Lexo edhe:  Ishte në Kosovë për Vitin e Ri: Ky është kosovari të cilit iu dogj banesa në Gjermani