Goditet për vdekje nga vetura një këmbësor në Lezhë

Një automjet ka përplasur një këmbësor në Lezhë, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në dalje të Lezhës.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici. Sakaq, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit fatal./abcneës.al

Lexo edhe:  Vjedhje e rëndë në familjen Velijaj në Junik, hajnat marrin rreth 70 mijë euro para të gatshme