Arsenali përforcohet me një… qen, ul stresin te futbollistët

Arsenali ka siguruar tashmë një përforcim për sezonin e ardhshëm, megjithëse nuk bëhet fjalë për një lojtar, por… për qen.

Informacioni bëhet i ditur nga “Daily Mail”, që shkruan se qeni i racës Labrador dhe ngjyrë çokollate, i quajtur Win (fitore) do të ketë si objektiv kryesor “të ndihmojë lojtarët me nivelin e stresit”.

Sipas të njëjtit burim, ideja ka ardhur nga Mikel Arteta, trajneri i “Topçinjve”, pasi mësoi se “përkëdhelja e një qeni mund të jetë qetësuese, të përmirësojë humorin dhe të ulë nivelin e stresit”.

Londinezët, të cilët tashmë kanë siguruar kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League, janë ende në luftë për titullin, edhe pse në këtë pikë është më shumë një “Mission Impossible”.

 

Lexo edhe:  Zhegrova i mrekullueshëm e kalon Kosovën në epërsi ndaj Andorrës (Video)