Ganimete Musliu e ashpër ndaj Zhaklinës: Rri në Beograd, se me ta ke të përbashkët gjuhën e urrejtjes ndaj shqipeve
Zhaklinë Lekatari ka trazuar ujërat në rrjete sociale.
Pas vizitës së saj në Beograd të Serbisë, janë ngjallur reagime të shumta, shkruan lajmi.net.
Deklarata e saj nga atje ka nxitur reagime të ashpra edhe nga personazhe publike.
Një reagime e ka bërë edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu.
Ajo ka pyetur se çfarë problemi ka opinionistja me shqipet.
Madje ajo është shprehur se ajo po mbjellë urrejtje dhe do të korrë urrejtje, sepse me ata ka të përbashkët gjuhën e urrejtjes ndaj shqipeve.
“Zot shpëto shqipet nga feministet si Zhaklina”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Pas shkrimit të saj, ajo ka etiketuar edhe Nita Latifin e cila u përplasë me opinionisten.