Publikohen pamje/ Ish ushtari i UÇK-së, duke e ndihmuar njërin nga të plagosurit

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, pas një mosmarrëveshje, e cila ka ndodhur mbrëmë në Lipjan.

Demos merr vesh se personi që ka mbetur i vrarë është një 22-vjeçar, me inicialet D.G.

Rastin për GazetënDemos e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se deri te vrasja ka ardhur pas një mosmarrëveshje.

“Mbrëmë rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ”Lidhja e Prizrenit” në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë”, ka thënë Ahmeti.

Rasti është cilësuar si vrasje e rëndë.

Lexo edhe:  Të shtëna me armë në Prishtinë, një person dërgohet me urgjencë në spital