Ngjarje e dhimbshme për familjen Qadraku në Lipjan, 60-vjeçari gjendet i vdekur në mal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vershevc të Lipjanit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në një pjesë të malit dhe ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Mehdi Qadrakun (60-vjeçar), i cili është gjetur i vdekur disa kilometra larg shtëpisë së tij.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale në trupin e viktimës, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e disa personave dhe sipas informacioneve të para viktima ka pasur probleme shëndetesore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe familja, por ende nuk janë bërë të ditura detajet e ceremonisë së varrimit.

“Njoftim mortor: Ju njoftojme se ka ndrruar jet me i dashuri yn Mixha jone Mehdi Eshref Qadraku per varrim ju njoftojm”, thuhet në njoftim.

 

Lexo edhe:  Vdes një i burgosur në qendrën e paraburgimit në Prishtinë